Flash

Trafiku i drogës, arrestohen 15 persona në Itali, mes tyre 8 shqiptarë

Lapsi.al 19 November 2024
Trafiku i drogës, arrestohen 15 persona në Itali, mes tyre 8

Policia Financiare e Vicenzës ka zhvilluar një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit të Prokurorisë së Bericës ndaj 15 personave të përfshirë në një trafik masiv kokaine dhe marijuane midis Italisë, Spanjës dhe Kolumbisë. Bëhet e ditur se nga operacion janë sekuestruar 1.5 kilogram kokainë, 15.000 euro cash, një makinë e vogël e modifikuar me fund fals për transportin e drogës dhe 15 smartfonë.

Gjithashtu në pranga kanë përfunduar edhe tetë shqiptarë, tre kolumbianë dhe katër italianë. Mediat vendase shkruajnë se droga kishte për qëllim furnizimin e qendrave të tregtimit të drogës jo vetëm në Vicenza, por edhe në shumë bashki në provincën e Bericës dhe në ato të Mantuas dhe Breshias. Hetimi i nisur në shtator të vitit 2023, ka nisur nga arrestimi i tre shqiptarëve të gjetur në zotërim të mbi 1200 dozave kokainë në një apartament në Altavilla Vicentina në Vicenza.

Qarkullimi i organizatës, sipas një vlerësimi të hetuesve, është rreth gjysmë milioni euro dhe të ardhura të vlerësuara mbi 3.3 milionë euro, të cilat do të ishin riinvestuar në trafikun e drogës dhe pjesërisht në blerjen e pasurive të paluajtshme në Itali dhe jashtë saj dhe në blerje të aksioneve në klubet spanjolle të natës. Gjatë hetimeve u arrestuan edhe një shqiptar ilegal, të cilit iu gjetën 500 doza kokainë. Gjatë bastisjes, një laborator për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës u zbulua në një fermë në Monte di Malo në Vicenza.

Gjatë operacionit, ku përfshiheshin mbi 100 efektivë, 11 nga 15 personat e kërkuar u kapën, ndërsa katër përfitues të tjerë të masës paraprake në burg janë aktualisht të pagjurmueshëm në territorin kombëtar, për këtë arsye kërkimet, përmes kanaleve të bashkëpunimit ndërkombëtar gjyqësor dhe policor nëpërmjet Departamentit II të Komandës së Përgjithshme të Korpusit, do të shtrihen edhe në Shqipëri, Rumani dhe Spanjë.

Të këshilluara

PS miraton buxhetin e vitit 2025 me 75 vota

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme (19 nëntor) në parim projekt buxhetin për vitin 2025. Pas një seance maratonë e cila u zhvillua për dy ditë në ...

20:47

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI