Flash

Partitë e vogla propozojnë datën 4 maj për zgjedhjet e 2025

Lapsi.al 20 November 2024
Partitë e vogla propozojnë datën 4 maj për zgjedhjet e 2025

Ka përfunduar takimi mes krerëve të partive të vogla dhe Presidentit Bajram Begaj në kuadër të konsultimeve për përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm.

Kreu i PPA, Agron Duka bën me dije se i kanë propozuar Presidentit Begaj datën 4 maj për të mbajtur zgjedhjet parlamenatre.

Në presicencë sot ka shkruar kreu i Aleanca Progresiste LZHK, Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kreu i Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Begaj do të ketë konsultime me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve që të do të mbahen në 2025-ën.

Konsultimet me përfaqësues të Partisë së Lirisë, do të zhvillohen të enjten më 21 nëntor, ndërsa me Partinë Socialiste dhe me Partinë Demokratike, më datë 25 nëntor.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI