Flash

Autoritetet e Malit të Zi në alarm/ Morëm informacione për atentat ndaj Presidentit

Lapsi.al 14 November 2024
Autoritetet e Malit të Zi në alarm/ Morëm informacione për

Agjencia për Sigurinë Kombëtare (ANB) e Malit të Zi po verifikon informacionet në lidhje me përgatitjen e një atentati ndaj presidentit të këtij vendi, Jakov Milatoviq, të cilat kohët e fundit janë marrë përmes një burimi nga jashtë dhe për këtë është informuar kabineti i tij dhe Drejtoria e Policisë (UP). Në përgjigjet për pyetjet e bëra nga portali “Vijesti“, Drejtoria e Policisë dhe kabineti i Milatoviqit kanë konfirmuar ekzistencën e këtyre informacioneve, ndërsa ANB-ja nuk ka dhënë përgjigje.

“Kabineti i presidentit të Malit të Zi është njoftuar për verifikimin e vërtetësisë së informacioneve që lidhen me një kërcënim të mundshëm për sigurinë e presidentit të shtetit, Jakov Milatoviq. Nuk kemi marrë detaje të tjera. Jemi njoftuar se autoritetet kompetente e kanë marrë këtë çështje në shqyrtim dhe pritet informacion i mëtejshëm”, përgjigjen nga shërbimi për marrëdhënie me publikun i Milatoviqit. Nga UP-ja thonë se janë në dijeni se Agjencia ka “komunikuar” me Milatoviqin dhe kabinetin e tij në lidhje me informacionet e marra, të cilat “nuk janë nga një burim i drejtpërdrejtë”. 

Një prej bashkëbiseduesve të “Vijesti”, i njohur me informacionet e shërbimeve të fshehta malazeze, ka deklaruar se informacionet për planifikimin e mundshëm të atentatit ndaj Milatoviqit kanë arritur në ANB përmes dy burimeve të ndërlidhura nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor. Këto burime pretendojnë se organizatori kryesor është një ish-oficer i lartë i një ushtrie të mëparshme të rajonit, ndërsa ekzekutuesi i drejtpërdrejtë do të ishte një person nga Mali i Zi.

gjysmën e parë të korrikut të këtij viti, ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, njoftoi institucionet përkatëse shtetërore se kishte marrë informacione për një atentat të mundshëm ndaj tij. Zyra e Gjukanoviqit konfirmoi se ish-kreu i shtetit i kishte marrë këto informacione nga disa zyrtarë ndërkombëtarë të inteligjencës dhe i kishte bërë të njohura për autoritetet përkatëse. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI