Flash

Dalin PAMJET/ Ekzekutohen 2 persona në një lokal në Klinë

Lapsi.al 13 November 2024
Dalin PAMJET/ Ekzekutohen 2 persona në një lokal në Klinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Klinë të Kosovës. Mësohet se dy persona janë vrarë në një lokal. Medoat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet duket se viktimat ndodheshin brenda lokali.

Njëri ka ndërruar menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri ka humbur jetën rrugës për në spital. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin, por ka dhënë shumë pak detaje rreth incidentit.

[video width="202" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/6734e4bb4224e.mp4"][/video]

Sipas tij, policia u njoftua rreth orës 17:15 për të shtënat me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokali të qytetit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Mediat raportojnë se një person është arrestuar. Gashi u shpreh se po punohet për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.

Kline2

Kline1

Ndërsa Sahide Gashi, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës ka deklaruar për mediat nga vendi i ngjarjes se viktimat e vrasjes janë të rinj në moshë, njësoj si i personi dyshuari i cili sipas saj është arrestuar.

"Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të rinj. Ajo çka mund të shtojmë, detajet nuk i kemi, jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëruar që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, - tha prokurorja.

E pyetur nëse viktima me të dyshuarit kanë pasur probleme mes tyre në të kaluarën, ajo tha: “Është shumë herët për të dhënë konstatime për motivin që i ka sjellë deri këtu”.

Ajo u pyet nëse të rinjtë kanë qenë të përfshirë edhe më parë në ndonjë vepër penale, por prokurorja tha: “Jemi duke i nxjerrë të dhënat nga baza e policisë qoftë për viktimat ose të dyshuarin”. ©LAPSI.al

Vrasje me armë zjarri në një lokal në Klinë/ Dy persona

Vrasje me armë zjarri në një lokal në Klinë/ Dy persona

klinë

 

Të këshilluara

Vrasje e dyfishtë në Kosovë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë të Kosovës. Një person dyshohet se ka qëlluar me armë brenda një lokali duke lënë të vdekur një perso...

20:30

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI