Flash

Prokurori që e hetoi pritet të japë dorëheqje para betimit të Trump

Lapsi.al 13 November 2024
Prokurori që e hetoi pritet të japë dorëheqje para betimit

Prokurori Special Jack Smith dhe ekipi i tij në Departamentin e Drejtësisë që hetuan dhe akuzuan Donald Trumpin, do të tërhiqen para se presidenti i sapozgjedhur të marrë detyrën dhe të përmbushë premtimin për ta shkarkuar atë, raportojnë mediat amerikane.

Duke i dhënë fund dy çështjeve federale të pazgjidhura kundër Trump, Smith mund të lëshojë një raport të plotë dhe të bëjë çdo referim penal përpara se Trump të marrë detyrën.

Departamenti i Drejtësisë ka një politikë të kahershme, në të cilën parashikohet se një president në detyrë nuk mund të ndiqet penalisht, as një president nuk mund të falet vetë.

Republikani Trump gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar se nëse arrin të fitojë zgjedhjet në SHBA, do të shkarkojë prokurorin special Jack Smith, dhe këtë vendim do ta firmoste për dy minuta.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI