Flash

"Turizmi" i trishtë

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentës...

15:06 Redi Saliasi

Gjyqi i Laert Haxhiut/ Dumani: Objektivi i organizatës ishte Xhulio Shkurtin!

Lapsi.al 13 November 2024
Gjyqi i Laert Haxhiut/ Dumani: Objektivi i organizatës ishte Xhulio

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhinë, i cili akuzohet sei autori i masakrës së Lushnjës.

Të pranishëm në sallë ishin vetëm prokurori Altin Dumani dhe avokati mbrojtës Detar Hysi, ndërsa i pandehuri, Laert Haxhiu, nuk mori pjesë.

Avokati Detar Hysi tha se klienti i tij është i pafajshëm, duke kërkuar prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim me një trup gjykues tjetër.

Detar Hysi: “I kërkoj gjykatës të vlerësojë me objektivitet ankimin tonë, duke bërë të mundur zbardhjen e të vërtetës. I kërkojmë gjykatës ndryshimin e vendimit të GJKKO-së për shpalljen fajtor të Laert Haxhiut. Kërkojmë deklarimin e pafajësisë për Laert Haxhiun. Kërkojmë prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes në të njëjtën gjykatë me një trup gjykues tjetër.”

Nga ana tjetër, prokurori Altin Dumani e cilësoi vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë si të drejtë dhe kërkoi që të mbahet në fuqi.

Altin Dumani: “Vendimi i shkallës së parë është i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi. Janë trajtuar si provat e prokurorisë, ashtu edhe provat e paraqitura nga mbrojtja. Sa i takon zbatimit të ligjit, ne gjykojmë se është vendim i drejtë. Përsa i përket pretendimit të të pandehurit dhe mbrojtjes së tij për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor, ne vlerësojmë se kjo gjykatë me të drejtë e rrëzoi kërkesën. Prokuroria i është referuar pamjeve filmike në pikën e karburantit Gulf, jo pamjeve të sjella nga babai i Zamir Latifit. Nuk ka vend për të vënë në dyshim vërtetësinë e provave. Edhe për pamjet filmike janë pyetur dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja dhe nga akuza. Vrasja e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës nuk kishte asnjë motiv, por ndodhi sepse shënjestër ishte Xhuljo Shkurti, për shkak të konfliktit që Laert Haxhiu kishte me të. I pandehuri, në mënyrë të përsëritur, në shkallë të parë dhe këtu në Apel, ka thënë se nuk jemi përpara një grupi kriminal. Ne sqarojmë se u provua ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal. Mes Laert Haxhiut dhe Xhuljo Shkurtit ka pasur një konflikt që ka zgjatur ndër vite.”

Dumani shtoi: “Shkalla e organizimit është e lartë. Ata sigurojnë informacion për hyrjen në Shqipëri të Xhuljo Shkurtit, sigurojnë armët e zjarrit etj.

Të gjitha këto prova tregojnë ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal. Lidhur me pretendimet për pavlefshmëri të zgjatjes së afateve, GJKKO ka rrëzuar me të drejtë kërkesën e të pandehurit. Të gjitha zgjatjet e afateve i janë komunikuar mbrojtjes.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, janë administruar edhe prova të tjera, përfshirë dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Ata kanë identifikuar si autorë të veprës penale Laert Haxhiun, Orges Bilbilin dhe Antero Kaloshin”.

Kujtojmë se Laert Haxhiu u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për atë që njihet si “masakra e Lushnjës”, e cila përfundoi me vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI