Flash

Detajet/ Ku mbahet Ilir Beqja në Kuvend dhe pse nuk i afrohen kolegët e PS

Lapsi.al 13 November 2024
Detajet/ Ku mbahet Ilir Beqja në Kuvend dhe pse nuk i afrohen kolegët

Socialistët janë të vendosur për ta penguar dëshminë e Ilir Beqajt në Komisionin Hetimor për koncensionet në shëndetësi. Sot është dita e dytë kur ish-ministri paraqitet me pranga në Kuvend, por nuk arrin dot të dëshmojë.

Përtej këtij skenari të qartë të PS-së për të minuar dëshminë e Beqajt, ka edhe një detaj tjetër interesant në të gjithë këtë teatër banal ku mazhoranca po bëhët barrikadë e mbrojtjes së aferave në shëndetësi të bëra me bekimin e Edi Ramës.

Ku ndodhet Ilir Beqaj teksa vijon sherri në komision mes opozitës dhe mazhorancës? Një burim i tha Lapsi.al se Beqaj mbahet në një zyrë të veçantë të Kuvendit në katin e parë ku qëndrojnë punonjësit e Gardës së Republikës.

Natyrisht që ai ndjek përmes ekranit mbledhjen e komisionit dhe lejohet të shkojë për nevoja personale në tualet apo të ushqehet. Gjatë gjithë kohës me të janë punonjësit e policisë që e shoqërojnë, madje edhe kur shkon në tualet ata e presin aty.

Lejohet që pranë ish-ministrit të qëndrojë edhe avokati, i cili veç të tjerash kujdeset edhe që t’i sjellë ushqim apo kafe klientit të tij. Deputetë të PS-së deri më tani nuk kanë tentuar të shkojnë të takojnë ish-kolgun e tyre sepse i druhen ekspozimit qoftë te punonjësit e policisë që shoqërojnë Beqajn apo edhe nga punonjës të tjerë të Kuvendit në zyrat aty pranë. 

Por sigurisht që ata dhe kryetarja Elisa Spiropali janë kujdesur maksimalisht që Beqajt të mos i mungojë asgjë teksa qëndron izoluar në Kuvend duke ndjekur teatrin që ka krijuar partia e tij në Komisionin Hetimor për aferat në Shëndetësi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI