Flash

Bardhi: 200 euro pensioni minimal në vitin e parë të qeverisjes së PD

Lapsi.al 13 November 2024
Bardhi: 200 euro pensioni minimal në vitin e parë të qeverisjes

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi akuzon Kryeministrin Edi Rama se po përdor si mashtrim për vota premtimin për rritjen e pensioneve.

Bardhi, përmes një postimi në rrjet, risolli në vëmendje propozimin e tij ligjor të Marsit 2024, për të garantuar brenda vitit të parë një pension minimal jo më të ulët se 200 euro dhe që rritet çdo vit në mënyrë progresive duke siguruar që pensioni minimal të shkojë jo më pak se 300 euro brenda një afati të arsyeshëm.

Bardhi shkruan se rritja pensioneve duhet të bëhet me çdo çmim dhe me çdo kosto dhe duhet të jetë zotim absolut i Partisë Demokratike. “Rritja e pensioneve është premtim- mashtrim i çdo fushate të Edi Ramës, që ripërsërit veten sa herë i duhet votat dhe tallet prej 12 vitesh me shtresën që meriton më shumë respekt!

Rritja e pensioneve duhet të jetë zotimi absolut i PD dhe të garantojë që brenda vitit të parë të qeverisjes të mos ketë pension më të ulët se 200 euro dhe të sigurojë me ligj detyrimin për rritje të mëtejshme çdo vit në mënyrë progresive, që pensioni minimal të arrij jo më pak se 300 euro brenda një kohe të arsyeshme. Rritja e pensionit minimal sjell në mënyrë progresive rritjen e masës së pensionit për çdo pensionist.

Kjo duhet të bëhet me çdo çmim dhe me çdo kosto. Askush nuk meriton më shumë respekt për sakrificën dhe punën e tyre sesa pensionistët tanë”, shkruan Bardhi.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI