Flash

Vitin tjetër jepen licencat, drejt fundit ligji për legalizimin e kanabisit

Lapsi.al 13 November 2024
Vitin tjetër jepen licencat, drejt fundit ligji për legalizimin e

Lejimi i kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore është në hapat e fundit. Teksa aplikimet për dhënien e licencave pritet të nisin vitin e ardhshëm, qeveria po plotëson edhe aktet nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale”. Së fundmi, në Kuvend ka depozituar një projektligj socialiste Mirela Pitushi, nismë ligjore që synon të qartësojë disa saktësime.

“Termi "tabelë" zëvendësohet me termin "grup" me përjashtim të përcaktimeve në nenet 45 dhe 50 ku termi "tabelë" zëvendësohet me termin "listë". Togfjalëshi Qendra Kombëtare e Kontrollit te Bamave zëvendësohet me Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, Mirela Pitushi.

Pasi u përkrah nga 61% e shqiptarëve të pyetur në Këshillimin Kombëtar, miratoi mes-vitin e shkuar nismën që mundëson kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore e industriale. Sipas ligjit, licenca për prodhimin dhe përpunimin e kanabisit do të ketë vlefshmëri 15-vjeçare, në hapësira të mbuluara ose serra për sipërfaqe nga 5 deri në 10 hektarë.

Leja miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe sipërfaqja totale në rang vendi e mbjellë me kanabis për qëllime mjekësore nuk do t’i kalojë 150 hektarët. Kushtet për dhënien e licencës dhe për marrjen e licencës përfshijnë pasjen e eksperiencës në këtë fushë, një kapital prej 100 milionë lekësh, së paku 15 të punësuar dhe vetëdeklarim se pas vitit të tretë të aktivitetit, subjekti do të paguajë një tarifë vjetore, sa 1,5% e xhiros vjetore. Sipas dokumentit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera të linjës, kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore e industriale do të monitorohet nga një agjenci e posaçme./A2

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI