Flash

Krizë në kabinetin e Von der Leyen, kriset koalicioni që do qeverisë BE-në

Lapsi.al 13 November 2024
Krizë në kabinetin e Von der Leyen, kriset koalicioni që do

Dy javë pas kurorëzimit të Komisionit të ri Europian të Ursula von der Leyen rrezikohet që gjithçka të hidhet në erë. Në Bruksel ka mbetur pa zgjidhje ngërçi për emërimet në qeverinë e BE-së. Shkak është bërë kandidatura e ministrit italian Raffaele Fitto i propozuar për zv.President të Komisionit Europian nga radhët e partisë së ekstremit të djathtë të Giorgia Melonit.

Kandidatura e tij nuk ka marrë miratimin e grupit socialist në Parlamentin Europian. Në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshet, presidentja Ursula von der Leyen u takua mbrëmjen e kësaj të mërkure me krerët e grupeve të EPP-së, Socialistët dhe Renew që përbëjnë dhe koalicionin qeverisës të BE-së. Por takimi ballë për ballë në Palais Berlaymont përfundoi pa dakordësi.

“Nuk ka pasur marrëveshje”, sqarojnë burime parlamentare. “Të gjitha kanalet e komunikimit mbeten të hapura”, shtuan burime nga grupi socialist për mediat italiane. Në mbrëmje, të njëjtat burime nga grupi socialist i BE-së kanë bërë të ditur se “besimi me PPE-në është thyer plotësisht dhe nuk ekziston më. Fitto nuk do të ketë në asnjë rrethanë votat e socialistëve në Komisionin e Çështjeve Rajonale.

Nuk është një çështje spanjolle, as një problem me Italinë apo me Fitton, por një problem me të djathtën ekstreme. Nënkryetarë do të jenë vetëm 5, ata të propozuar nga S&D, Renew dhe EPP. Nëse duan të votojnë Fitton me një shumicë tjetër le ta votojnë atë” – thanë burimet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje e dyfishtë në Kosovë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë të Kosovës. Një person dyshohet se ka qëlluar me armë brenda një lokali duke lënë të vdekur një perso...

20:30

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI