Flash

Drejtori i ri i CIA, mik i Kosovës, mediat serbe nisin sulmet

Lapsi.al 13 November 2024
Drejtori i ri i CIA, mik i Kosovës, mediat serbe nisin sulmet

Rikthimi i Donald Trump në pushtet, po shoqwrohet me një ndjesi pasigurie në Kosovë, edhe për shkak të raporteve të ngrohta që pjesëtarët e administratës së parë të republikanit kishin me Serbinë. Por teksa78-vjeçari formëson gradualisht kabinetin e ri, parashikimet për një qasje më pro Serbisë duket se po rrëzohen.

Trump, ka caktuar John Ratcliffen si drejtorin e ri të CIA-s, njeriun që njihet për mbështetjen e madhe që i ka dhënë çështjes së Kosovës. Ratcliffe shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare në muajt e fundit të mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke udhëhequr agjencitë amerikane të spiunazhit gjatë pandemisë COVID-19, teksa qeveria e SHBA-së luftonte “shërbimet e huaja” që po ndërhynin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Mediat në Kosovë, shkruajnë për lidhjet e forta të Ratcliffe me komunitetin shqiptar në SHBA dhe mbështetjen që i ka dhënë Pavarësisë së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan.

Në vitin2016, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan. Qasja e tij pro shqiptare, përcillet me shqetësim në shtypin serb, me Novostin që pretendon se në biografinë e tij, Ratcliffe, mbështesë idetë ‘secesioniste’ të shqiptarëve, siç i quan.

Media serbe, përmend një foto të hershme të zyrtarit, teksa tregon me duar ‘Shqiponjën dykrenare”, që sipas Novostit është simbol i Shqipërisë së madhe, duke bërë thirrje për shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetin territorial të shteteve të rajonit. Zgjedhjen e Ratcliff tani duhet ta konfirmojë Senati, që gjithashtu kontrollohet nga republikanët.

Po ashtu Marco Rubio, ish-senatori i Floridas që Trump po mendon t’i japë postin e sekretarit të shtetit, njihet gjithashtu si mik dhe mbrojtës i kauzës së Kosovës.

Të këshilluara

Vrasje e dyfishtë në Kosovë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë të Kosovës. Një person dyshohet se ka qëlluar me armë brenda një lokali duke lënë të vdekur një perso...

20:30

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI