Flash

Del SONDAZHI/ Gjysma e shqiptarëve: Asnjë parti nuk jep zgjidhje për problemet tona

Lapsi.al 13 November 2024
Del SONDAZHI/ Gjysma e shqiptarëve: Asnjë parti nuk jep zgjidhje

Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me problemet kryesore në vend dhe zgjidhjen e tyre nga partitë politike.

Të pyetur nga Barometri – Euronews Albania votuesit e PS, PD dhe ata të paidentifikuar tregojnë pak dallime në identifikimin e problemeve kryesore në vend, kur bëhet fjalë për koston e jetesës dhe emigrimin.

Dallimet më të theksuara vihen re tek korrupsioni dhe më pas tek papunësia. Lidhur me korrupsionin, si një nga tre problemet kryesore në vend, ai identifikohet si i tillë nga 27.2% e atyre që kanë votuar PS në 2021, 37.3% e atyre që kanë votuar PD në 2021, dhe 40.1% e atyre që nuk identifikohen për kë kanë votuar në 2021 apo janë përgjigjur që nuk kanë votuar.

Të pyetur lidhur me tri problemet kryesore në vend, 46.1% e qytetarëve kanë thënë se problemi kryesor në vend është kostoja e jetesës, 39.5 % e tyre emigrimi, 34.7% korrupsioni dhe 27.8% e tyre kanë thënë papunësia. Më pas në përqindje më të ulët renditet niveli i krimit në vend, shëndetësia, arsimi, plakja e popullsisë etj.

Krahasuar me katër muaj më parë, problemet më kryesore në vend janë të njëjtat, por kanë ndryshuar renditjen e tyre. Emigrimi në maj të 2024 perceptohej nga 54.8% e qytetarëve si problemi kryesor në vend, ndërkohë që në shtator 2024 renditet i dyti si problem i identifikuar nga 39.55% e qytetarëve. E njëjta gjë mund të thuhet për korrupsionin, që nga problem i katërt i renditur nga 26.9% e qytetarëve në maj 2024, në shtator 2024 renditet problem i tretë nga 34.7% e tyre.

Të pyetur se cilat nga partitë ofrojnë zgjidhjen më të mirë për koston e jetesës, emigrimin, korrupsionin dhe papunësinë, në një listë prej 9 partish politike, gati gjysma e qytetarëve shqiptarë kanë përzgjedhur alternativën ‘asnjëra prej tyre’.

Konkretisht, 45.3% e qytetarëve thonë se asnjë parti nuk ka zgjidhje për koston e jetesës, 47% për emigrimin, 46.6% për korrupsionin dhe 44.2% për papunësinë. Po ashtu, lidhur me të njëjtën pyetje pothuaj për secilin problem rreth 10% e qytetarëve janë përgjigjur ‘nuk e di’.

Të këshilluara

Vrasje e dyfishtë në Kosovë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë të Kosovës. Një person dyshohet se ka qëlluar me armë brenda një lokali duke lënë të vdekur një perso...

20:30

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI