“Shfrytëzova rastin që me dëshirën për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tona në të gjitha sferat e jetës shoqërore, shpreha shpresën se ai do të vizitojë Serbinë, sepse Serbia ishte vendi ku mbështetja për Presidentin Trump në këto zgjedhje ishte më e larta në Evropë”, tha ai duke nënvizuar se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump e falënderoi për mbështetjen e madhe nga populli serb. Ish presidenti Donald Trump pritet të rikthehet në postin e presidentit amerikan pasi në zgjedhjet e javës së kaluar fitoi përballë kandidates demokrate Kamala Harris. /VOAView this post on Instagram