Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Gazetarja e TCH: Ibrahim Lici më dërgoi SMS nga Turqia, më çoi emra policësh

Lapsi.al 11 November 2024
Gazetarja e TCH: Ibrahim Lici më dërgoi SMS nga Turqia, më

Në studion e emisionit "Top Story", gazetarja Anila Hoxha tregoi për herë të parë se është kontaktuar nga i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i të cilit u vra pak ditë më parë në masakrën e Dobraçit. 

Gazetarja tregoi bisedën, ku Lici akuzonte me emër, punonjës të policisë apo ekspertëve të vendngjarjeve, që kishin manipuluar ngjarjet që ai akuzohet si i përfshirë. Hoxha tregoi se gjatë bisedës, i kërkoi Licit që ai të dorëzohej dhe të raportonte publikisht për ato që ai pretendonte.

“Ibrahim Lici më shkruan nga Turqia. Më dërgon fotografinë e pasaportës. Unë jam ibraim Lici thotë, e marr si shaka i them kush jeni ju. Unë jam thotë, në atë bisedë dhe atë çfarë ka shkruar ky person i kërkuar, akuzon policinë, ekspertë të vendngjarjeve, prokurorinë që sipas tij manipulonin ngjarjen.

Do dëshiroja që ky njeri të dorëzohej dhe ato që ka shkruar në telefonin tim t'i tregonte. Zyrtarë policie me emër mi ka shkuar për manipulim ngjarjesh dhe Shkodra nuk është marrë asnjëherë seriozisht. Shkodra është si Vlora në 2015 qe kishe frikë të lëvizje të qytet”- tha gazetarja Anila Hoxha. 

Gazetarja dha detaje edhe për masakrën e rëndë të ndodhur pak ditë më parë me 4 viktima në lagjen Dobraç.  Për Alind Bushatin, gazetarja tha se ai ishte i varur nga lojërat e fatit, ndërsa fati i keq i Hamza Licit sipas saj, ishte vetëm sepse ishte vëllai i Ibrahim Licit.

Vëllai i Ibraim Licit ishte 23 vjeç, i paskeduar. Fati i keq ishte që ishte vëllai i Ibrahim Licit. Shteti shqiptar dështoi për ta ekstraduar. Sot vazhdon të jetë i kërkuar për një vrasje. Po fajdet, e dini çfarë bëhet me fajdet sot?

Shoku i vëllait të Ibrahim Licit që u vra, edhe ai siç tregojnë njerëzit jashtë kamerës, ai ishte dikur me Bajrat. Kishte varësi me lojërat e fatit. Dënoi shteti ndonjë për fajdet? Dështoi!

Lojërat e fatit të çojnë që do marrësh borxh te kriminelët dhe ata nuk të falin. Në Shkodër të vendosin gjoba, Shkodra duhet marrë seriozisht për tenderat. U masakrua punonjësi i bashkisë Shkodër dhe thotë nuk kam parë asgjë nuk di gjë” - tha gazetarja. /TCH

Të këshilluara

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 2025

Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën në parim Projektligjin për ndarjen e buxhetit të shtetit për vitin 2025. Partitë opozita...

19:59

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI