Flash

VIDEO/ I përfshirë në trafik droge dhe dekonspirim aksionesh, arrestohet polici

Lapsi.al 11 November 2024
VIDEO/ I përfshirë në trafik droge dhe dekonspirim aksionesh,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rajoni Vlorë - Gjirokastër ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë në Komisariatin e Policisë Dibër, Albano Rustemi i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Në kohën e regjistrimit të këtij procedimi penal ai ishte me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

“Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për: dekonspirim të aksioneve të policisë; përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve; dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë me mallra të tjera.

Vijon hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e AMP-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 2025

Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën në parim Projektligjin për ndarjen e buxhetit të shtetit për vitin 2025. Partitë opozita...

19:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI