Flash

Basha: PS dhe Berisha po minojnë drejtësinë

Lapsi.al 11 November 2024
Basha: PS dhe Berisha po minojnë drejtësinë

Demokrati Lulzim Basha ka dënuar gjuhën e ashpër të përdorur nga kreu i PD Sali Berisha ndaj SPAK.

Në një video të postuar në ‘Facebook’, Basha shkruan se gjuha e turpshme e përdorur për të denigruar mbështetjen e partnerëve, e paraprirë nga amnistimi i të korruptuarve për të penguar punën e SPAK, |janë tregues të degradimit që po pëson qeverisja, për shkak të aferave të panumërta që mbajnë firmën e tij, ndaj dhe po përpiqet me çdo kusht të delegjitimojë SPAK-un”.

Postimi i plotë i Bashës:

Pavarësia dhe fuqizimi i SPAK dhe GJKKO e trembin Edi Ramën, që tashmë ka më shumë bashkëpunëtor në burg sesa në qeveri.

Gjuha e turpshme e përdorur për të denigruar mbështetjen e partnerëve strategjikë ndaj Reformës në Drejtësi, e paraprirë nga amnistimi i të korruptuarve për të penguar punën e SPAK, janë tregues të degradimit që po pëson qeverisja, për shkak të aferave të panumërta që mbajnë firmën e tij, ndaj dhe po përpiqet me çdo kusht të delegjitimojë SPAK-un.

Edi Rama po bën gjithçka së bashku me Sali Berishën për të goditur drejtësinë. Njëri mundohet t’ia pamundësojë punën, duke urdhëruar administratën të mos bashkëpunojë dhe deputetë e policë të emëruar prej tij ta dekonspirojnë, e tjetri duke e sulmuar me fjalor kriminal. Të dy së bashku me planin nën tavolinë për të bashkuar votat në rastin më të parë kundër saj.

Prej muajsh kam dorëzuar në Kuvend amendamentet që sigurojnë mbështetjen e nevojshme për SPAK, por ato bllokohen nga Edi Rama dhe patericat e tij, sepse ai e di që kambanat e drejtësisë po bien edhe për atë.

Fundi i pandëshkueshmërisë kërkon një qeveri anti-korrupsion, që vepron në sinergji me SPAK dhe GJKKO duke krijuar kushtet e domosdoshme për llogaridhënien, në mënyrë që ata që kanë abuzuar me taksat, pronat dhe besimin e shqiptarëve të mbahen përgjegjës për gjëmat e tyre në kurriz të familjeve shqiptare. Shqipëria meriton më shumë!

Të këshilluara

Kapen me drogë katër shqiptarë në Zvicër

Katër shqiptarë janë vënë në pranga nag autortetet zvicerane në pellgun ujëmbledhës të Çurit. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur gjatë përiudhës gusht deri n...

17:07

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI