Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Detajet/ Si u arrestua dhe zbulua në Ibiza Leonard Luzi

Lapsi.al 11 November 2024
Detajet/ Si u arrestua dhe zbulua në Ibiza Leonard Luzi

Leonard Luzi u arrestua në Spanjë më 18 korrik. Policia spanjolle ra në gjurmë të tij asokohe, pasi kishte informacion se po organizonte vrasjen e një shtetasi shqiptar në Spanjë. Luzi u lokalizua dhe arrestua në ishullin e Ibizës.

Luzi nuk u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare, pasi në Spanjë kishte identitet tjetër. Gjatë verifikimit dhe marrjes së shenjave të gishtave, u zbulua se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar dhe se bëhej fjalë për shtetasin Leonard Luzi.

Më 19 korrik autoritetet shqiptare i nisën atyre spanjolle dosjen e SPAK dhe dokumentacionet për ekstradimin e 47-vjeçarit, i cili më datë 9 nëntor u ekstradua.

Në raportin që autoritetet e drejtësisë spanjolle i kanë dërguar atyre shqiptare pas përfundimit të ekstradimit, e kanë cilësuar Leonard Luzin si anëtar i një organizate kriminale në Spanjë për kryerjen e “krimeve të rënda kundër personit”, funksionet kryesore të së cilës ishin udhëzimi për kryerjen e vrasjeve, rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve mes tyre si dhe jep udhëzime se si të lokalizohen objektivat dhe t’i vrasin ato.

Kush është Leonard Zenjo Luzi?

Leonard Zenjo Luzi i njohur me nofkën “Daku” u përmend edhe nga motrat Nikolli se ky i fundit kishte pasur përplasje edhe me Nuredin Dumanin.

Sipas burimeve policore Leonard Luzi u përfshi në aktivitete kriminale që në vitin e larg ‘97 në fushën e vjedhjeve dhe të grabitjeve. Më vonë ai u bashkua me bandën e Did Çamit, Dritan Veselit, Sokol Sinomatit dhe Armando Sulejmanit alias Çipurit në Vlorë.

Luzi cilësohej si një ekzekutor gjakftohtë. Kur filloi të kërkohet nga autoritetet shqiptare Luzi u largua në Itali ku vijoi aktivitetin në fushën kundër personit ku edhe në Itali dënohet, por nuk kryen asnjë ditë burg dhe rikthehet sërish në Shqipëri ku nisi sërish aktivitetin kriminal në Vlorë, ku nisi të bëhej pjesë edhe e grupeve kriminale në Tiranë. Së fundmi Luzi u zbulua nga policia për atentatin e dështuar nga Ervis Matodoshajt dhe Inez Hajrullës në gusht 2023. Pas kësaj ngjarje Luzi u arratis në Spanjë aty ku edhe u arrestua dhe dy ditë më parë u ekstradua në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI