Flash

Bardhi: Gjykata e Apelit po i mohon të drejtat Salianjit

Lapsi.al 11 November 2024
Bardhi: Gjykata e Apelit po i mohon të drejtat Salianjit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për media, është shprehur se Gjykata e Apelit, në shkelje flagrante të ligjit po refuzon të zbardhë vendimin e arsyetuar për dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg. 

Sipas tij, moszbardhja e vendimit të gjykatës përbën një mohim të së drejtës së deputetit Salianji për të paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe për të kërkuar drejtësi në shkallët e tjera të gjyqësorit, brenda një afati të arsyeshëm. 

Reagimi i Bardhit: 

Burgosja politike e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Ervin Salianji, po shoqërohet edhe me një skandal tjetër nga Gjykata e Apelit. Në shkelje flagrante të ligjit, në tejkalim të çdo afati ligjor dhe të arsyeshëm, trupa gjykuese po refuzon të zbardh vendimin gjyqësor mbi bazë e të cilit një deputet i opozitës ndodhet në burg.

Sot një deputet i opozitës ndodhet në burg, pa një vendim gjyqësor të arsyetuar dhe pa shpjeguar arsyet e kësaj burgosje. Moszbardhja e vendimit të gjykatës përbën një mohim të së drejtës së deputetit Salianji për të paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe për të kërkuar drejtësi në shkallët e tjera të gjyqësorit, brenda një afati të arsyeshëm.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë shkeljen e vazhdueshme të ligjit nga gjyqtarët Elona Toro, Iliba Bezati dhe Gent Shala, të cilët pasi urdhëruan pa ligj burgosjen politike të një deputeti të opozitës, vijojnë në dhunim brutal të ligjit të mos zbardhin arsyet e këtij vendimi skandaloz.

Vetëm regjimet totalitare burgosin kundërshtarët politik pa dhënë asnjë argument apo shpjegim. Vetëm në regjimet totalitare kundërshtarët politik burgosen për lirinë e fjalës dhe u mohohet edhe mundësia për të apeluar vendimin, përmes metodave kriminale të vonesës për zbardhjen e vendimit gjyqësor

Ne arrijmë të kuptojmë që gjyqtarët janë në vështirësi të gjetjes së argumenteve ligjore për urdhrin politik të një përfaqësuesi të lartë të opozitës, dhe gjejmë rastin ti bëjmë thirrje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, si autorët real të atij urdhri, që të përfundojnë zbardhjen e vendimit dhe t’ia dërgojë për nënshkrim gjyqtarëve pa asnjë vonesë. 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI