Flash

Atentati mafioz me 4 viktima në Dobraç/ Çështja i kalon SPAK-ut për hetim

Lapsi.al 11 November 2024
Atentati mafioz me 4 viktima në Dobraç/ Çështja i kalon

Prokuroria e Posaçme do të hetojë atentatin mafioz me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, ndaj çështja do t’i kalojë për kompetencë SPAK. Pas gati dy javësh, ngjarja vijon ende të jetë pa autor.

Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.

Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI