Flash

130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vetingu i drejtohen Strasburgut

Lapsi.al 10 November 2024
130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vetingu i drejtohen

6609 shtetas shqiptarë u ankuan dhe dërguan shkresa pranë Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët i akuzuan si të korruptuar, të njëanshëm por edhe treguan pasuritë e tyre të fshehura.

Teksa llogaritet që Vettingu në KPK të përfundojë para afatit të fund dhjetorit , siç mëson TCH denoncimet e qytetarëve po orientohen drejt Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të vijojë të shqyrtojë ankimimet e të pakonfirmuarve në detyrë, ose kundërshtimet e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM.

Shkalla e parë e Vettingut konfirmoi për TCH se nga nisja e seancës së parë në 2018 janë shpallur 802 vendime , ndërsa kanë mbetur pa u kontrolluar edhe 3 njerëz të drejtësisë dhe konkretisht 1 gjyqtar dhe 2 ndihmës ligjore.

370 u konfirmuan në detyrë dhe 267 rezultojnë të shkarkuar nga detyra. Por ndërsa mes të konfirmuarve pati që u kërkua shkarkimi i tyre në apel, KPA që ka rolin e gjykatës kushtetuese në Shqipëri për Vettingun ju drejtuan të gjithë të shkarkuarit

Në gjykatën e Strasburgut kanë dorëzuar ankim 130 gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar në detyrë, për të cilët procesi i trefishtë ju gjeti probleme me pasuritë dhe pastërtinë e figurës

Dosjet e të shkarkuarve që pretendojnë proces të parregullt janë nën shqyrtim. Në pesë vite Strasburgu ka shpallur shtatë vendime, që në pjesën dërrmuese I japin të drejtë vettingut

Megjithatë mes shtatë vendimeve është shpallur vetëm një vendim për kthim në detyrë dhe ai është për prokuroren Antoneta Sevdari e cila fitoi dhe për të cilën Strasburgu e quan “procession disprpocional” për këtë arsye shteti shqiptar u gjobit nga Strasburgu.

Me mbylljen e procesit të vettingut në KPK, mbaron edhe mandati i komisionerit publik që do të zëvendësohet në Apel nga SPAK i mbështetur nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Procesi i Vettingut përfundon në dhjetor dhe beteja tjetër do të zhvendoset në Strasburg. /TCH

Të këshilluara

GJKKO mban në burg Leonard Luzin

Një ditë pas ekstradimit nga Spanja, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Luzin, 47-vjeçari i cili akuzohet se organizoi vrasjen e Inez ...

11:38

Plagoset me 7 plumba shqiptari në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin Giugliano, ndërsa vetë i plagosuri ka deklar...

10:50

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI