Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Shkodër, kush është biznesmeni që u sulmua për herë të dytë brenda 2 muajve

Lapsi.al 10 November 2024
Shkodër, kush është biznesmeni që u sulmua për

Një sasi tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Shkodër duke shkaktuar dëme materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së biznesmenit Ardian Fierza, ndaj të cilit edhe më herët është vendosur një sasi tritoli, por në biznesin e

Kështu në më pak se dy muaj, biznesmeni Ardian Fierza është sulmuar me lëndë plasëse. Këtë radhë sasia eksplozive u vendos në banesën e Fierzës në rrugën “Pashko Gjeçi” në Shkodër.

Ngjarja

Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se tritoli u vendos në derën e shtëpisë të Ardian Fierzës, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 2:45. Shpërthimi i fortë ka shkaktuar vetëm dëme materiale ndërsa është dëgjuar në gjithë atë zonë. Deri më tani policia bën të ditur se nuk ka arritur ende që të identifikojë autorët e dyshuar dhe se grupi hetimor është duke punuar për sigurimin e provave me qëllim identifikimin e autorit të kësaj ngjarje.

Në momentin e shpërthimit familja Fierza ndodhej brenda banesës dhe menjëherë kanë dalë të shqetësuar pas kësaj vendosjes së tritolit. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë ndërsa përveç dëshmive janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të banesës së Fierzës dhe të tjera në atë zonë.

Sulmi i parë me tritol

Herën e parë shpërthimi me tritol ndodhi më 29 gusht tek agjencia funerale që Fierza e ka në pronësi sëbashku me bashkëshorten e tij. Edhe atëherë kishte vetëm dëme materiale. Dy ditë pas asaj ngjarje policia vendore e Shkodrës arriti që të identifikojë autorin e dyshuar shtetasin Benard Pllumbaj 35 vjeç i cili u shpall në kërkim.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë 35-vjeçari afrohet i maskuar pranë agjencisë funerale dhe pasi ndez lëndën plasëse e hedh atë pranë derës dhe më pas largohet i qetë. i gjithë ky moment u filmua nga kamera e sigurisë.

Policia vendore deklaroi se 35-vjeçari dyshohet se e kishte vendosur tritolin tek agjencia funerale për shkak të një borxhi të pashlyer nga Ardian Fierza. Që prej asaj kohe 35 vjeçari vijon që të jetë ende në kërkim nga policia vendore e Shkodrës.

Dyshimet

Dyshohet se sulmi i mëngjesit të sotëm me tritol në banesën e biznesmenit lidhet me sulmin e parë, ndërsa policia është duke hetuar për ta zbardhur të plotë edhe rastin e dytë.

Në deklaratën e tij shtetasi Ardian Fierza ka deklaruar për policinë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk e di se cila është arsyeja e vendosjes së tritolit në derën e shtëpisë së tij. Policia nën drejtimin e prokurorisë është duke punuar për të zbardhur edhe këtë ngjarje të dytë ndaj biznesmenit Ardian Fierza.

Të këshilluara

GJKKO mban në burg Leonard Luzin

Një ditë pas ekstradimit nga Spanja, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Luzin, 47-vjeçari i cili akuzohet se organizoi vrasjen e Inez ...

11:38

Plagoset me 7 plumba shqiptari në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin Giugliano, ndërsa vetë i plagosuri ka deklar...

10:50

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI