Flash

Nesër vendimi i Gjykatës së Romës për marrëveshjen Rama-Meloni

Lapsi.al 10 November 2024
Nesër vendimi i Gjykatës së Romës për marrëveshjen

Gjashtë gjyqtarë të seksionit të imigracionit të gjykatës monokratike të Romës do të mblidhen nesër për të vendosur mbi urdhrat e ndalimit të shtatë emigrantëve shqiptarë në qendrën italiane në Shqipëri për riatdhesim.

Pak javë më parë gjyqtarët shprehën mendimin e tyre - duke iu referuar ligjeve të së drejtës evropiane - me anulimin e ndalimit të 12 emigrantëve, përfshirë egjiptianë dhe bangladeshas, të cilët u dërguan në Bari.

Pas këtyre vendimeve, qeveria nxori një dekret ligjor që përditëson listën e vendeve të origjinës së emigrantëve, që konsiderohen të sigurt nga Italia, në mesin e të cilëve është dhe Shqipëria.

Shtatë azilkërkues të rinj u sollën në strukturat akomoduese të Gjadrit, në Shqipëri dy ditë më pare.

Një nga tetë të përzgjedhurit për procedurën e përshpejtuar të kufirit - tre egjiptianë dhe pesë nga Bangladeshi - u zbulua se ishte vulnerabël për shkak të problemeve shëndetësore gjatë ekzaminimit mjekësor dhe u dërgua në Itali.

Të këshilluara

GJKKO mban në burg Leonard Luzin

Një ditë pas ekstradimit nga Spanja, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Luzin, 47-vjeçari i cili akuzohet se organizoi vrasjen e Inez ...

11:38

Plagoset me 7 plumba shqiptari në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin Giugliano, ndërsa vetë i plagosuri ka deklar...

10:50

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI