Flash

Zbardhet pas 50 vitesh vrasja e mistershme, arrestohet autori

Lapsi.al 9 November 2024
Zbardhet pas 50 vitesh vrasja e mistershme, arrestohet autori

Hetuesit në Wisconsin përdorën analiza gjenetike për të zgjidhur një vrasje të 50 viteve më parë duke akuzuar një 84-vjeçar nga Minesota për vrasjen e një vajze që u gjet e vdekur në vitin 1974. Mary K. Schlais, 25 vjeç, u gjet e vdekur në një kryqëzim në qytezën Spring Brook më 15 shkurt 1974. Vdekja e saj u cilësua si vrasje dhe hetimet fillestare zbuluan se ajo kishte qenë duke udhëtuar me autostop për në një shfaqje arti në Çikago.

Jon Miller, nga Owatonna në Minesota u arrestua pasi "pranoi përfshirjen e tij" me vrasjen e Schlais. Ai është aktualisht në paraburgim në pritje të dërgimit në Wisconsin. “Kjo është një fitore e madhe për agjencinë tonë” – tha sherifi Kevin Bygd në një konferencë shtypi. Është hera e parë që agjencia ka përdorur gjenealogjinë gjenetike për të zgjidhur një rast nën hetim, tha sherifi.

DNA from hat found in 1974 leads to arrest in 50-year-old Dunn County  murder case - WPR

Për dekada me radhë, detektivë nga agjenci të shumta të zbatimit të ligjit, të cilët ishin caktuar në rastin e vrasjes, ndoqën pista të ndryshme, kryen intervista, por asnjë i dyshuar "i besueshëm" nuk u identifikua.

Provat u ekzaminuan dhe u rishqyrtuan gjatë viteve, por vetëm kur agjencia filloi të punonte me një ekip gjenealogësh gjenetikë në Kolegjin Ramapo në New Jersey vitet e fundit, hetuesit ishin në gjendje të identifikonin Millerin si të dyshuar duke përdorur prova gjenetike.

Arrest made in 50-year Dunn County cold case | Free News | news-shield.com

Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, gjenealogjia gjenetike mjeko-ligjore mund të gjenerojë të dhëna për raste të pazgjidhura duke analizuar ADN-në. Kjo mënyrë kombinon gjenetikën mjekoligjore, ose analizën e ADN-së, me gjenealogjinë konvencionale, ose historinë familjare të dikujt që përdoret për identifikimin e një personi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI