Flash

Skandali/ Shefit të policisë Madridit i gjenden 20 milionë euro në shtëpi

Lapsi.al 10 November 2024
Skandali/ Shefit të policisë Madridit i gjenden 20 milionë euro

Rreth 20 milionë euro gjeti policia spanjolle në shtëpinë e kreut të Njësisë për Krimet Ekonomike dhe Fiskale të policisë së Madridit, Óscar Sánchez Gil. 8 milionë ishin fshehur në një mur dhe 12 miliqonë të tjerë në një fund të dyfishtë të tavanit në bodrum. “Shtëpia e tij ishte si ajo e Pablo Escobar”, - thonë zyrtarë të lartë të operacionit policor për mediat spanjolle.

Ata e krahasuan shtëpinë e zyrtarit të policisë me atë të kartelit historik kolumbian të drogës, si për sasinë e parave të fshehura në shtëpi, ashtu edhe për masat e sigurisë. Zyrtari i lartë i policisë u ndalua së bashku me bashkëshorten, po ashtu punonjëse policie dhe kunatën e tij si pjesë e një hetimi kundër trafikut të drogës.

Coches de alta gama, 20 millones en casa... así actuaba el jefe de la UDEF  vinculado a los narcos

Hetimi lidhej me shkarkimin e kokainës në portet spanjolle, e cila mbërrin në kontejnerë me fruta nga Ekuadori. Ai ndihmonte në shmangien e kontrolleve për të kaluar mallin dhe futjen e drogës në Spanjë.

El jefe de Antiblanqueo de la Policía que tenía los millones emparedados  gestionaba desde hace 5 años la entrada de contenedores de coca

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një operacioni të kryer javën e kaluar, ku agjentët kapën 13 tonë kokainë në portin e Algeciras. Kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në kufijtë e Spanjës. Mediat spanjolle shkruajnë se përfshirja e shefit të policisë në këtë rrjet të fuqishëm ndërkombëtar të drogës është shumë e lartë.

Gruaja e tij nuk kishte asnjë lidhje me organizatën në fjalë, por arrestimi i saj erdhi për shkak dijenisë që kishte për punën që bënte partneri i saj. Shefi i policisë i arrestuar kishte punuar për grupet kriminale për “një kohë të gjatë”. Të paktën për 5 vjet, sipas hetimeve të para. Óscar Sánchez ishte një njeri diskret, i cili kaloi pa u vënë re dhe që ka shmangur gjithmonë shfaqjen para kamerave. Ai akuzohet tashmë për trafik droge, pastrim parash dhe korrupsion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

GJKKO mban në burg Leonard Luzin

Një ditë pas ekstradimit nga Spanja, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Luzin, 47-vjeçari i cili akuzohet se organizoi vrasjen e Inez ...

11:38

Plagoset me 7 plumba shqiptari në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin Giugliano, ndërsa vetë i plagosuri ka deklar...

10:50

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI