Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Berisha: Rama përjashtoi 40% të fshatit nga përfitimet buxhetore

Lapsi.al 11 November 2024
Berisha: Rama përjashtoi 40% të fshatit nga përfitimet buxhetore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një konferencë me gazetarët.

Sipas Berishës, 40 për qind të popullatës shqiptare që jeton në fshat është përjashtuar nga përfitimet buxhetore nga qeverisja aktuale.

"Sot unë jam për të denoncuar përjashtimin pothuajse të plotë, pothuaj në shkallë ekstreme të 40 përqind të popullatës shqiptare që jeton në fshat nga përfitimet buxhetore që janë kushtetuese dhe ligjore.

Përjashtimin e një sektori që kontribuon në prodhimin e brendshëm me rreth 20 përqind të tij.

Për bujqësinë, me të cilën mbahen pra 40 përqind e popullatës, e cila kontribuon në rreth 20 përqind të prodhimit të brendshëm, buxheti i këtij viti parashikon në mënyrën më absurde gjithsej 40 milionë euro.

Gjithsej më pak se një të dyqindtën e buxhetit prej 8.8 miliardë euro.

Gjithsej më pak se një të gjashtëqindtën e prodhimit të brendshëm të vendit.

Nuk ka një vend të dytë në botë të shumëzojë me zero në këtë mënyrë sektorin që kontribuon me 20 përqind të prodhimit të brendshëm dhe që mban 40 përqind të popullatës, ta përjashtojë në këtë mënyrë shkatërrimtare.

Në këtë mënyrë të qëllimshme, që të nxisë me të gjitha mënyrat rrënimin e prodhimit bujqësor, blegtoral, rritjen e çmimeve në treg të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, largimin masiv të familjeve nga fshati për në vende të tjera.

Falimentimin e fermave të tyre.

40 milionë euro të caktuara janë 4 gjer në 8 herë më pak se sa subvencionet që quhet në vendet e rajonit.

Kjo i bën tërësisht jokompetitivë në çmime, krahasuar me fermerët e rajonit, nuk po flas për të Greqisë që marrin subvencion edhe 20 herë më shumë se fermerët në Shqipëri." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI