Flash

Kapen me drogë katër shqiptarë në Zvicër

Lapsi.al 11 November 2024
Kapen me drogë katër shqiptarë në Zvicër

Katër shqiptarë janë vënë në pranga nag autortetet zvicerane në pellgun ujëmbledhës të Çurit. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur gjatë përiudhës gusht deri në tetor të këtij viti. Prokuroria publike të Graubünden dhe policia kantonale e Graubünden arriti të identifikojë katër burra nga Shqipëria të moshave 19 deri në 39 vjeç.

Nga hetimet, në fund të gushtit në Domat/Ems u arrestua një tregtar droge 21-vjeçar. Menjëherë më pas, një 19-vjeçar u arrestua në Felsberg ndërsa në fund të tetorit u arrestuan një 25-vjeçar në Bonaduz dhe një 39-vjeçar në Maienfeld.

Në total, katër shpërndarësve të drogës u arrestuan dhe u sekuestruan 745 gramë heroinë, 315 gramë kokainë me vlerë mbi pesëdhjetë mijë franga, 820 gramë paracetamol (prerëse) dhe para në dorë me vlerë 7.760 franga. Që të katër duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë, ndonëse dy tashmë janë dëbuar nga Zvicra.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI