Flash

PAMJE TE RENDA/ Momenti kur 59-vjeçari godet me thikë 2 vajza në Ferizaj

Lapsi.al 11 November 2024
PAMJE TE RENDA/ Momenti kur 59-vjeçari godet me thikë 2 vajza

Janë publikuar pamje nga momenti i sulmit me thikë që autor pati një 59-vjeçar drejt dy vajzave të rejave në Ferizaj të Kosovës. Në pamje shihet momenti kur dy vajzat 10 dhe 18 vjeç të cilat janë duke ecur në rrugë ndërsa autori u shkon nga pas dhe i qëllon me thikë. (VIDEO KETU)

Po ashtu ai ka qëlluar me thikë edhe dy djem të rinj, kalimtarë të rastit, të moshave rreth 29 - 32 vjeç. 4 të plagosurit janë dërguar në spital, dy prej të cilëve po trajtohen në Prishtinë. Motivet e krimit janë të paqarta. Policia e Kosovës tha se ngjarja ndodhi në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në rrethana ende të pasqaruara.

“Pas një pune intensive të kërkimit, rreth orës 16:40 është arritur që në rrugën “Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare “Plus Market” të arrestohet i dyshuari E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeç, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, - tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. ©LAPSI

Të këshilluara

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 2025

Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën në parim Projektligjin për ndarjen e buxhetit të shtetit për vitin 2025. Partitë opozita...

19:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI