Flash

Viti elektoral “ngrin” taksat! Në 2025 nuk ndryshon regjimi tatimor

Lapsi.al 11 November 2024
Viti elektoral “ngrin” taksat! Në 2025 nuk ndryshon regjimi

Bizneset në vend i janë drejtuar qeverisë me disa kërkesa për rishikim të taksave. Propozimet vijnë në një moment që po diskutohet projektbuxheti 2025 ndërsa qeveria ka deklaruar se për vitin e ardhshëm nuk do të ketë paketë fiskale.

Sipas ministrisë së Financave, ndryshimet e taksave nuk do të bëhen çdo vit, me qëllim për të krijuar qëndrueshmëri fiskale.

Ndryshimet e kërkuara janë fokusuar në sektorin e bujqësisë ku kërkohet ulje e TVSH-së për Industrinë Prodhuese agroushqimore në 5-7 %, nga 20% që është aktualisht.

Po ashtu bizneset kërkojnë që të rivendoset shkalla e kompensimit të fermerëve në 20 % si dhe përjashtim nga TVSH për investimet në teknologji të gjelbra.

Një tjetër propozim lidhet me sektorin e ndërtimit ku kërkohet të rishikohet taksa e ndikimit në infrastrukturë, e cila sot llogaritet 4-8 % e çmimit të shitjes, duke sugjeruar që kjo taksë të llogaritet sipas vlerës së preventivit të punimeve dhe jo çmimit final të shitjes për metër katror.

Të këshilluara

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 2025

Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën në parim Projektligjin për ndarjen e buxhetit të shtetit për vitin 2025. Partitë opozita...

19:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI