Flash

Mbyllet protesta për Salianjin, buxheti rikthen opozitën në parlament

Lapsi.al 5 November 2024
Mbyllet protesta për Salianjin, buxheti rikthen opozitën në

Duket se është përmbyllur faza e protestës së deputetëve të opozitës në parlament, që mori shkas nga burgosja e deputetit Ervin Salianji. Tashmë demokratët do t'i rikthehen punimeve në parlament, pasi afrohet diskutimi dhe miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi tha se nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës në diskutimin e këtij projektbuxheti të rëndësishëm.

“Deputetët e mazhorancës siç e kanë shfaqur në 12 vite të miratimit të buxhetit janë kartona që i shërbejnë interesave të Ramës dhe enjë grushti njerëzish pa patur në vëmendje pensionistët, fermerët, shtresat në nevojë.

Grupi i PD do të jetë përballë mazhorancës në diskutimin për Buxhetin”, tha ai.

Të këshilluara

Reagon Benet Beci: Puna vijon si normalisht

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka kryer sot një inspektim në lidhje me punimet në kolektorin e Shkodrës. I pyetur në lidhje me lajmin që qarkullon ...

12:53

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI