Flash

Thyhen xhamat e një parukerie në Pogradec, i dyshuari shoqërohet në komisariat

Lapsi.al 4 November 2024
Thyhen xhamat e një parukerie në Pogradec, i dyshuari shoqërohet

Një person i paidentifikuar, dyshohet se në gjendje të dehur ka thyer xhamat e një salloni bukurie në lagjen nr 2 të qytetit të Pogradecit në tentativë për të dëmtuar dhe shkatërruar ambientin. I dyshuari ka goditur me gurë drejt xhamave të subjektit e për pasojë janë thyer edhe disa pajisje të brendshme.

Salloni gjendej në katin e dytë të një pallati në qytet, teksa xhamat janë shpërndarë në trotuar, por pa shkaktuar lëndime.

Parukeria ka qenë e mbyllur ndërkohë që fill pas ngjarjes policia ka shkuar në zonë për të kryer të gjitha procedurat, ka rrethuar subjektin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se ky person është shoqëruar në polici ku pritet ti merret një dëshmi për rastin, shkaku që e kanë çuar në këtë veprim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Greqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë ka goditur Greqinë pasditen e sotme. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) tërmeti ishte në një thell...

17:30

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI