Flash

Makina përplas motorin dhe vazot dekorative në Sarandë, arratiset shoferi

Lapsi.al 4 November 2024
Makina përplas motorin dhe vazot dekorative në Sarandë, arratiset

Një automjet ka humbur kontrollin për arsye ende të paqarta në Sarandë mbrëmjen e sotme dhe ka goditur katër vazo dekorative që ndodheshin në anë të rrugës, duke shkaktuar dëmtimin e tyre. Mësohet se automjeti ka goditur dhe një motor të parkuar në trotuar, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe këtij mjeti.

Nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar, megjithëse dëmet materiale janë të dukshme. Gjithashtu mësohet se sipas dëshmitarëve, automjeti është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit, pa ndaluar për të parë dëmet e shkaktuara. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe autorit, teksa do verifikojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Greqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë ka goditur Greqinë pasditen e sotme. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) tërmeti ishte në një thell...

17:30

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI