Flash

“Range Rover” u shit si e policisë, kurthi i autorëve për masakrën në Shkodër

Lapsi.al 4 November 2024
“Range Rover” u shit si e policisë, kurthi i autorëve

Nga Elton Qyno

Detaje të rreja kanë dalë nga atentati mafioz i realizuar në 30 Tetor 2024 në zonën e Dobraçit (Shkodër), ku humbën jetën 4 personat Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i të moshuarve Bashkim dhe Flutura Bushati. Makina tip “Range-Rover” e vjedhur në Durrës para se të përdorej në këtë vrasje, ka qarkulluar lirshëm në zonën e Kirasit dhe Dobraçit, duke krijuar bindjen tek banorët e zonës se i përket grupit të Operacional në Polici apo RENEA-s.

Ideja se makina përdorej nga punonjës policie për qëllime shtetërore, është ngulitur bindshëm nga banorët, pasi individët që lëviznin me këtë makinë kanë ndaluar disa banorë dhe djem të rinj në Dobraç dhe Kiras, të cilët duke ju prezantuar si “policë” i kanë kontrolluar fizikisht e më pas i kanë lënë të lirë.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se qarkullimi i saj në publik me persona që mbanin të veshur jelekë me mbishkrimin “Policia” dhe ndalimi në rrugë i disa banorëve, ka krijuar perceptimin se vërtet kjo makinë ishte në përdorim të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Por e gjitha kjo strategji, ka qenë thjesht për maskim, duke u përdorur si “kurth” për anëtarët e fisit Lici, të cilët ditën e ngjarjes kanë dalë nga banesa e tyre me një automjet “Benz” të zi, pasi kishin planifikuar të shkonin për të darkuar në Podgoricë të Malin e Zi.

Në dijeni të kësaj lëvizje, kanë qenë dhe autorët e krimit të cilët me shpejtësi, kanë nxjerrë në rrugë të njëjtën makinë që sillej disa ditë më parë si mjet për qëllime policore. Sipas policisë makina “Range-Rover” ka dalë menjëherë nga rrugica ku ka shtëpinë Astmer Bilali, (njëri nga hasmit kryesorë të familjes Lici në Shkodër), duke ju vënë nga pas Benzit, që drejtohej nga Hamza Lici dhe pasagjer ndodhej Arlind Bushati.

Ndërkohë një person i tretë që besohej ka qenë në sediljen e pasme, ka mbetur i plagosur. “Range-Roveri”, i “Policisë” sapo ka arritur makinën “Benz”, dy persona ka hapur zjarr nga pas me dy automatikë (rreth 38 plumba), duke sjellë thyerjen e xhamave të mjetit dhe vdekjen e dy personave që ndodheshin në makinë.

Dyshimet flasin se në makinë ka qenë dhe Ibrahim Lici, i cili ka marrë dy plumba në trup, por ka shpëtuar mrekullisht. Ai vetë besohet shumë se ka shkuar fillimisht në një klinikë private në Shkodër, ku ka marrë mjekim dhe më pas është larguar. Ndërsa policia gjatë ditës së djeshme, ka kryer kontrolle në dy klinika private në Shkodër, por nuk kanë mundur të gjejnë prova për prezencën e tij.

Prezenca e Ibrahim Licit, u pa në vendngjarje i hutuar, teksa u filmua nga një kamera amatore, duke qëndruar në këmbë pranë trupit të pajetë të vëllait të tij, Hamza Lici. Ndërkohë nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar se Hamza Lici, ka marrë dy plumba, njërin në pjesën e kokës dhe tjetrin në zemër.

Ndërsa Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit zyrtarit të PD në Shkodër, ka marrë vetëm 1 plumb në kokë. Por dyshohet shumë se 1 plumb në trup ka dhe Flutura Basha, gruaja e mbetur e vdekur në këtë atentat. Pritet që tashmë këtë çështje ta marrë në dorë prokuroria e Posaçme SPAK, pasi gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se për ngjarjen pritet të zhvillohet një takim mes kreut të SPAK, Altin Dumani dhe zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët kanë hetuar rastin./ Ora News

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Greqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë ka goditur Greqinë pasditen e sotme. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) tërmeti ishte në një thell...

17:30

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI