Flash

SPAK shpall pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarët

Lapsi.al 5 November 2024
SPAK shpall pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe

Prokuroria e Posaçme ka shpallur sot pretencën ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizajn e familjarët e tij dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar për vjedhjen dhe trafikimin e sendeve me vlerë të çmuar nga Franca në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se dënimi me 12 vite burg është kërkuar për Agustin Mesulin, Altin Dodën, Sokol Idrizajn dhe Elda Idrizaj, burrë e grua. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, për këta persona dënimi ulet në 8 vjet.

Ndërkohë për Florian Bakun dhe Egi Idrizajn, vajza e Sokol Idrizajt, është kërkuar 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 6 vite e 8 muaj.

Për Bora Idrizaj, vajza tjetër e Sokol Idrizajt, SPAK ka kërkuar 6 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite dhe kusht për 5 vite. Bora Idrizaj është studente në Francë. Gjithashtu, SPAK ka kërkuar edhe 6 vite burg për Vangjush Kasharen dhe Tomor Barutin, por me gjykim të shkurtuar dënimi shkon në 4 vite dhe pa kusht.

Prokuroria e Posaçme SPAK nisi një hetim ndaj ish-shoferit të Ardi Veliut dhe grupit të të tjerëve për trafikimin e sendeve me vlerë që dërgoheshin përmes çantave nga Franca në drejtim të Shqipërisë. Sendet me vlerë ishin diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes Portit të Durrësit.

Informacionet e mbërritura nga drejtësia franceze çuan në hetim edhe shoferin personal të Ardi Veliut, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ushtroi kontrolle në banesën e Sokol Idrizaj, për të gjetur sende me vlerë apo çdo provë që mund ta implikonte në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Greqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë ka goditur Greqinë pasditen e sotme. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) tërmeti ishte në një thell...

17:30

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI