Flash

Monika Kryemadhi i përgjigjet Ramës: O satelit pa bisht

Lapsi.al 31 October 2024
Monika Kryemadhi i përgjigjet Ramës: O satelit pa bisht

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama në “Opinion”.

“Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë” - shkroi kryemadhi në Facebook.

Monika Kryemadhi tha para pak ditësh se “peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama” referuar një deklarate që kishte bërë më herët Lefter Koka në gjyq. I pyetur për këtë deklaratë në emisionin “Opinion” për këtë deklaratë, Rama e shmangu përgjigjen duke mos ua përmendur emrat Metës dhe Kryemadhit.

“Nuk kam asgjë për të thënë as për zonjën as për zotërinë. Ajo fuqi që i kemi dhënë drejtësisë do të godasë edhe brenda nesh. Është një kosto e mirëseardhur për mua. Nga pikëpamja organizative mund të bësh gjithçka, por për vepra penale e bën drejtësia. Zonja është në hallin e vet dhe me njerëz që janë në hall unë nuk debatoj.

Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre, e kam thënë një herë kur kam qenë më i ri dhe e kam qenë më i lirshëm nga goja: “Nuk ka bir nëne apo bir ... që të kërkojë lekët e tij në xhepat e mi”. E gjetën një njërin, por pastaj ai erdhi dhe më sqaroi pse e tha. Kjo është një histori qensh, histori lehaqensh. Dy instruktorë që kanë marrë rolin e qenit në këtë histori dhe po lehin në çdo anë” – tha Rama.

“Meta dhe Berisha në burg? Çfarë ka ndodhur këtu? Ka ndodhur diçka historike. Ka ndodhur që kostumi politik, qoftë në qeveria po në opozitë nuk ka pikë vlere kur të vjen dora e ligjit. dhe ajo nuk të vjen as për qëndrimet dhe opinionet politike, por të vjen me prova që këtu janë ca para në xhep dhe hajde na jep ca shpjegime” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI