Flash

IDU: Rama të shpallë zgjedhjet e parakohshme

  Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke i bërë thirrje qeverisë...

17:14

A do shkojë nëse e thërret SPAK/ Rama për deputetët e tij që ka në burg

Lapsi.al 31 October 2024
A do shkojë nëse e thërret SPAK/ Rama për deputetët e

“A do shkoj nëse më thërret SPAK? Po pse të mos shkoj. Vajtja në SPAK nuk është fajësim. Hetim për McGonigal? Po shyqyr se kjo më bën për të qeshur” – tha Rama në emisionin “Opinion”.

Kreu i qeverisë u pyet edhe për deputetët e tij të listës së Durrësit që kanë rënë në burg ose kanë probleme me drejtësinë.

“Jurgis Çyrbja është sot subjekt i drejtësisë për një çështje që e ka sqaruar. Për ato arsye që thotë organi përkatës ai është para hekurave. Për këtë e kemi ngritur drejtësinë e pavarur. Për këdo që me flamurin e PS mbulohet për të bërë çfarëdo zullumi të përballet. Unë ndihem i lehtësuar kur dikush që ka marrë mandat nga PS dhe besim nga unë për të qëndruar në një nivel të ekzekutivit dhe merret nga drejtësia.

Unë përgjegjësi morale? Unë bazohem mbi atë që di dhe jo atë që nuk di. Shumë njerëz gjatë rrugës tundohen, bien në grackën e përfitimit të paligjshëm. Çyrbja, Rraja dhe Koka nuk duhen futur në një thes. Rraja dha dorëheqjen burrërisht. Ai ka atë që thashë, për shkak të djalit të tij” – tha Rama.

Ai mohoi të kontrollojë drejtësinë dhe madje u mburr se nuk e bëri PS dhe jo amerikanët.

“Ka dhe një teori që “e sollën amerikanët” se amerikanët ishin këtu edhe më para. Amerikanët kanë sjellë këtu “noc rrokun”. Amerikanët dhe europianët kishin shumë rezerva në fillim. Nuk kishte asnjë vullnet si unë për të ndarë politikën nga drejtësia. Ti kujton se më impresionon mua me ata.

Unë jam krenar që drejtësia ka bërë atë gjë. Ajo tregon që ne jo vetëm nuk e imponojmë drejtësinë, por edhe inkurajojmë drejtësinë. Unë e kam bërë të qartë që në “ditën 1”. Unë ua kam thënë në tryezë ministrave që këtu jemi për qëllime të përbashkëta, por kush ka qëllime të tjerë atë përballet me drejtësinë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI