Flash

SHBA, Britania e Japonia: Të rishikohet misioni i UNMIK në Kosovë

Lapsi.al 31 October 2024
SHBA, Britania e Japonia: Të rishikohet misioni i UNMIK në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës Britania e Madhe dhe Japonia mbështetën në Këshillin e Sigurimit propozimin për shpërbërjen e UNMIK, misionit të organizatës së kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Përfaqësuesi i SHBA-së, në mbledhjen ku u diskutua raporti 6 mujor për misionin në Kosovë, theksoi se duhet pranuar që misioni i UNMIK-ut e ka përmbushur mandatin e tij shumë kohë më parë.

Ambasadori Robert Wood theksoi se zhvillimi pozitiv i muajve të fundit tregon se është koha që OKB-ja të shqyrtojë një rol të përshtatshëm në Kosovë.

Koordinatori politik i misionit britanik në OKB, tha se Britania e Madhe e mbështet plotësisht Rezolutën 1244, por theksoi se është koha që të rishikohet mandati i misionit të UNMIK-ut.

Ai theksoi se Kosova dhe institucionet e saj kanë treguar pjekuri në periudhën e kaluar dhe se situata në terren nuk mund të krahasohet me atë të vitit 1999, prandaj është e nevojshme të rishikohet mandati i UNMIK-ut dhe të përshtatet puna e tij e ardhshme me situatën.

Propozimi për rishqyrtimin e mandatit të UNMIK në Kosovë u mbështet nga Japonia, por u kundërshtua nga Kina, Rusia, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Zëvendës-ambasadorja e Francës në OKB tha se ata “presim që në takimin e ardhshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të diskutohet konkretisht për statutin e mundshëm.

Gjatë mbledhjes përfaqësuesit e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kërkuan që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë dhe përparim në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut mes Kosovës e Serbisë përfshirë atë për themelimin e Asociacionit. Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit u përplasën me akuza të forta!

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI