Flash

11 vite burg shqiptarit që u kap me 700 mijë paund drogē

Lapsi.al 31 October 2024
11 vite burg shqiptarit që u kap me 700 mijë paund drogē

Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Irakli Rustemi, u dënua me 11 vjet burg, pasi u akuzua për trafikun e kokainës dhe posejdimin e armëve të zjarrit pa leje.

Ai u kap me një sasi prej 13 kg kokainë me vlerë 700 mijë paund. Rustemi u ndalua nga oficerë të armatosur të policisë së Cambridgeshire me një Citroen DS3 të bardhë në A10 në Buntingford.

Kontrollet vërtetuan se Rustemi ishte një i arratisur nga Forca e Emigracionit, ndërsa qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar pa leje.

Oficerët kontrolluan automjetin dhe sekuestruan një çelës, që i përkiste një apartamenti. Gjatë kontrollit në apartament, brenda një gardërobe, u gjet një pistoletë vetëngarkuese Makarov 9 mm dhe gjashtë fishekë, që ishin mbështjellë me një peshqir dhe ishin vendosur atje së bashku me drogën.

Rustemi, nga Hertfordshire, po hetohej nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar – një njësi e specializuar e përbërë nga oficerë të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit .

Ai u arrestua dhe u akuzua për posedim armësh, municioni dhe droge.

Rustemi u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës së St Albans dhe u dënua me 11 vjet burgim në të njëjtën gjykatë të mërkurën.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI