Flash

Berisha: Viktimat në Shkodër u nxorrën në pritë nga policia

Lapsi.al 31 October 2024
Berisha: Viktimat në Shkodër u nxorrën në pritë nga

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar, se sipas burimeve të tij, viktimat e masakrës në Shkodër, Arlind Bushati dhe Hamza Lici janë nxjerrë në pritë nga dikush nga policia që i devijoi rrugën.

“Ngjarja e djeshme thuhet se pati mbështetjen e policisë. Ishte e paralajmëruar dhe kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj. Nuk kam të sigurt burimin, por në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit”, tha kryedemokrati.

Berisha theksoi se atentati erdhi 3 javë pasi Arlind Bushati u përball me atentatorët në pedonalen e qytetit të Shkodrës.

“Masakra e djeshme është vazhdim i një seri aktesh terroriste, atentatesh të ndodhura muajt e fundit në Shkodër të fshehura nga policia e Shkodrës apo të injoruara totalisht në gjetjen dhe arrestimin e atentatorëve”, tha ai.

Sali Berisha: "Tre qytetarë u ekzekutuan dhe 1 i katërt lufton me vdekjen në shtratin e reaminacioni. Shpeh ngushëllimet më të ndjera familjes Basha për tragjedinë që u ndodhi, familjes Bushati dhe familjes Lici.

Asnjëri nga ata që humbën jetën nuk rezulton të ketë pasur gjer sot asnjë problem me drejtësinë, në veçanti çifti Basha. U gjendën rastësisht në vendin e pritës, teksa ktheheshin nga puna në fermën e vogël me të cilën mbanin fëmijët.

Masakra e djeshme është vazhdim i një seri aktesh terroriste, atentatesh të ndodhura muajt e fundit në Shkodër të fshehura nga policia e Shkodrës apo të injoruara totalisht në gjetjen dhe arrestimin e atentatorëve.

Masakra e bandës qeveritare në Shkodër, vjen pas të korrikut ku u plagosën tre të rinj, dy prej të cilëve u shtruan në spital por u fsheh. Vjen pas asaj të shtatorit, se policia e di ush është atentatorit por nuk iu bë një pyetje e vetme nga policia.

Vjen pasi Arlind Bushati 3 javë më parë u përball me atentatorë të cilët u shkrehu revolveri që iu drejtuan dhe me të drejtë si çdo qytetar i riu Arlind Bushati iu drejtua policisë së shtetit.

Ngjarja e djeshme thuhet se pati mbështetjen e policisë.

Ishte e paralajmëruar dhe kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj. Nuk kam të sigurt burimin, por në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit.

Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Ramës për të kandiduar në Shkodër. Rama e di që është njeriu më i urryer nga Shkodra dhe shkodranët"

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI