Flash

Konfirmimi i ndihmëses ligjore Albana Palaj ankimohet në Kolegj

Lapsi.al 30 October 2024
Konfirmimi i ndihmëses ligjore Albana Palaj ankimohet në Kolegj

Komisionerja Publike, Irena Nino ushtroi ankim të mërkurën më 30 tetor ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithsëm, Albana Palaj.

Komisioni e konfirmoi Palajn më 25 korrik duke konkluduar se pasuritë për të cilat u konstatua bilanc negativ janë krijuar para se ajo të fillonte detyrën si ndihmëse ligjore dhe me të ardhurat e bashkëshortit të saj. Sipas KPK, nga kontrolli i pasurisë ndaj subjektit të rivlerësimit nuk rezultuan probleme që kanë të bëjnë me deklarim të pamjaftueshëm apo mungesë burimesh të ligjshme të krijimit të tyre, të cilat të jenë shkak për marrjen e masës disiplinore të shkarkimit. Po ashtu, ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Por, Komisionerja Nino vlerëson ndryshe, duke çmuar se subjekti nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës.

“Komisioneri Publik, nga analizimi i akteve të administruara në dosje të Komisionit, konstaton se subjekti i rivlerësimit, edhe pas kalimit të barrës së provës, nuk ka arritur të provojë të kundërtën lidhur me pamjaftueshmëritë e konstatuara nga Komisioni për periudhën para dhe pas fillimit të detyrës, pamjaftueshmëri që lidhet me pasuritë e deklaruara nga subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur në D-Vetting”, citohet në ankim.

Sipas Ninos, në rastin konkret, subjekti i rivlerësimit dhe bashkëshorti i saj nuk kanë arritur të provojnë të kundërtën lidhur me mbulimin me burime të ligjshme të pasurive në pronësi të tyre. Komisionerja Publike vëren se pamjaftueshmëria financiare në total në vlerën rreth 16 milionë lekë, e konstatuar për periudhën para dhe pas fillimit të detyrës së subjektit të rivlerësimit, tejkalon dhe nuk justifikon në mënyrë objektive masën e proporcionalitetit të zbatuar deri tani nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në përfundim, Nino kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim dhe të vendoset shkarkimi i ndihmëses ligjore, Albana Palaj.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI