Flash

Komisioni "Xhafaj", BE: Nuk negociohen ndryshimet kushtetuese për drejtësinë

Lapsi.al 30 October 2024
Komisioni "Xhafaj", BE: Nuk negociohen ndryshimet kushtetuese për

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ka qenë i prerë kundër ndryshimeve kushtetuese nga komisioni “Xhafaj”, duke thënë se Reforma në Drejtësi e miratuar në 2016 është vijë e kuqe. Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste për Top Channel.

"Ju e dini që ne vendosëm të marrim pjesë duke i ofruar ekspertizë Komisionit për ta udhëhequr dhe mbështetur në diskutimet e tij. Dhe një nga kushtet e qarta për këtë ofertë ishte që Komisioni të mos vinte në dyshim arkitekturën aktuale kushtetuese. Dhe kur flas për arkitekturën kushtetuese, kam parasysh situatën aktuale që e sheh sistemin e drejtësisë krejtësisht të pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi. Kjo është diçka që nuk është e negociueshme", tha Gonzato.

Dy ditë më parë Fatmir Xhafaj nuk i përjashtoi ndryshimet kushtetuese nëse do të propozoheshin nga ekspertët, por sidoqoftë Xhafaj ishte kujdesur të theksonte se "shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara në vitin 2016 janë të panegociueshme".

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI