Flash

Atentati/ Tre javë më parë denoncoi se e kërcënuan me armë, sot mori plumb në kokë

Lapsi.al 30 October 2024
Atentati/ Tre javë më parë denoncoi se e kërcënuan me

Shkodra është tronditur pasditen e sotme nga një atentat mafioz që i mori jetën Hamza Licit dhe Flutura Bashës, kalimtare e rastit.

Hamza Lici dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. Por së bashku me të në makinë ndodhej edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidatit për bashkinë e Shkodrës në vitin 2023 në listat e Luzim Bashës.

Arlind Bushati ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Gjithashtu i plagosur rëndë ka mbetur edhe Bashkim Basha, bashkëshorti i Flutura. Të dy po udhëtonin me motor, në momentin që “Benzi” me të cilin udhëtonin Lici dhe Bushati humbi kontrollin dhe përplasi çiftin.

Arlind Bushati më 11 tetor denoncoi në Policinë e Shkodrës një kërcënim e me armë zjarri që kishte ndodhur në pedonalen e qytetit. 32-vjeçari u paraqit në Komsiariatin e Shkodrës dhe denoncoi se persona të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një motomomjet i kishin drejtuar armën e zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË 11 TETOR

Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Sa i përket atentatit të ndodhur ditën e sotme, policia nuk ka ende një emër autori. Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Të këshilluara

Atentati në Shkodër, vjen reagimi i policisë

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkul...

17:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI