Flash

Atentati në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Grudë të Re

Lapsi.al 30 October 2024
Atentati në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në

Një automjet tip "Land Rover" është gjendur i djegur, në zonën e Grudës së Re në Shkodër disa çaste pas atentatit ku mbeti i vdekur Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushati.

Brenda makinës së shkrumbuar janë gjetur edhe 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët e masakrës në fshatin Dobraç.

Viktimë nga atentati mbeti edhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha u plagos rëndë. Çifti i të moshuarve u përplasën nga makina e Hamza Licit, ndërsa po lëviznin me motomjetin e tyre.

Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli në zonat përreth, ndërsa në Shkodër kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA, të cilët po kryejnë kontrolle në zonën e Bajrave. Këta të fundit dyshohet si autorët e atentatit, nga një konflikt i hapur prej vitesh me familjen Lici.

Të këshilluara

Atentati në Shkodër, vjen reagimi i policisë

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkul...

17:15

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI