Flash

Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e procesit, Kokunov ekstradohet drejt Rusisë

Lapsi.al 30 October 2024
Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e procesit, Kokunov ekstradohet drejt

Është firmosur ekstradimi i i Igor Kokunov dhe sipas informacioneve është nisur menjëherë drejt Rusisë. Ekstradimi i tij u firmos pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e pezulloi si vendim.

Në një reagim për mediat, avokati i shtetasit rus Igor Kokunov, tha se klienti është duke u ekstraduar në këto momente drejt Rusisë me avion, në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses.

"Klienti im është duke u ekstraduar në këto momente drejt Rusisë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese," u shpreh avokati Isuf Shehu për Syri Tv.

Igor Kokunov u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit më 28 gusht të vitit 2023, pasi ishte shpallur nga Interpoli Ndërkombëtar Rusi dhe i dënuar me 15 vite burg. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi. Ndërkohë, rusi kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin se në Rusi i rrezikohet jeta.

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu si Vasya Bandit, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga arresti shtëpiak në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse. Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm. Vasya Bandit u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

Të këshilluara

Atentati në Shkodër, vjen reagimi i policisë

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkul...

17:15

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI