Flash

Ish-prokurori: Në Shkodër është përzier gjakmarrja me krimin e organizuar

Lapsi.al 30 October 2024
Ish-prokurori: Në Shkodër është përzier gjakmarrja me

Ngjarja tragjike në Shkodër, ku humbën jetën 3 persona, teksa një është në gjendje të rëndë ka tronditur të gjithë vendin. I ftuar në emisionin Top Story, ish-prokurori Eugen Beci ka kritikuar organet zbatuese, të cilat sipas tij mund ta parandalonin këtë ngjarje.

“Policia, prokuroria, gjykata dhe çdo organ zbatues që punon në Shkodër dhe Tiranë, duhet ta dijë se është një sagë e bandave kriminale, duke u përzier me traditën e gjakmarrjes në atë qytet të Shkodrës. Është një kronikë e paralajmëruar, dosje të tëra të plota që tregojnë se krimi i organizuar në Shkodër, duke ndjekur dhe traditat e Kanunit.

Arrita të kuptoja disa elementë të rëndësishëm. Është përzier gjakmarrja me krimin e organizuar. Parandalimi i policisë nuk është që një polic do i shkojë nga pas çdo personi, por duke kryer përgjimet parandaluese dhe parandalimi klasik është që nëse policia ka efikasitet në kapjen e këtyre personave.

LEXO EDHE: Dalin PAMJET/ Çfarë u gjet në makinën e djegur të autorëve të atentatit në Shkodër

Pse në Shkodër është kaq e ashpër? Është sepse ka organizata kriminale, që marrin referimin e bandave, por organizata sepse kanë ndërhyrë dhe në trafikimin, duke e tronditur Shkodrën në raste të ndryshme. Shteti prandaj është, që të mos i lënë bandat të hanë kokën e tyre. Unë e ndoqa nga ana profesionale dhe njoftimin e policisë, që tha se ishte një aksident automobilistik për përplasjen e çiftit është absurde, sepse të shtënat e armëve krijuan atë aksident.

Në makinën e viktimave ka pasur tre armë zjarri. Dy viktima kanë vdekur, armën e tretë kush e ka përdorur. Të kalojmë te paralajmërimi i disa ditëve më parë. Kur kemi të bëjmë me një kallëzim kaq serioz, policia duhet të nisë me përgjimet. Një shtet prandaj është ngritur, që ne mos të hamë kokat e njëri-tjetrit”, - u shpreh Beci. /TCH

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI