Flash

Kapen 40 kg kokainë në portin e Livornos, tre shqiptarë të arrestuar

Lapsi.al 31 October 2024
Kapen 40 kg kokainë në portin e Livornos, tre shqiptarë të

Një ngarkesë prej 40 kilogramësh drogë, e ndarë në 36 pako me vlerë tregu rreth 3 milionë euro sipas hetuesve, është sekuestruar në portin e Livornos, Itali.

Tre persona janë arrestuar dhe sipas medieve italiane, bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë.

Shqiptarët po përpiqeshin të nxirrnin lëndën narkotike nga një kontejner, i cili mbërriti nga Ekuadori.

Të tre janë kapur në flagrancë nga policia.

Lënda narkotike, pasi të jetë marrë dhe analizuar në laborator, do të asgjësohet.

Prefekti i Livornos, Giancarlo Dionisi, vlerësoi operacionin.

“Një operacion profesional që synon të godasë krimin e organizuar, i cili përdor Livornon si një portë për trafikun e drogës”, tha ai./

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI