Flash

Berisha: Narkopolicia nuk i doli në mbrojtje Arlind Bushatit

Lapsi.al 31 October 2024
Berisha: Narkopolicia nuk i doli në mbrojtje Arlind Bushatit

Sali Berisha ka folur për masakrën me tre viktima që ndodhi ditën e djeshme në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi policinë, pasi nuk e kishin marrë në mbrojtje Arlind Bushatin dhe sipas kryedemokratit, nuk kanë denjuar të dëgjojnë as shpjegimet e tij.

"Narkopolicia jo vetëm që nuk e mori në mbrojtje Arlind Bushatin, por as nuk denjoi të dëgjojë shpjegimet e tij.

Miqtë e mi, pasdite dje, tek kthehesh në shtëpi te tre fëmijët e saj, ra, humbi jetën Flutura Basha. Bashkëshorti i saj lufton me vdekjen në shtratin e spitalit.Dy të rinj, Hamza Liçi, Arlind Bushati, 23 dhe 33 vite, u korrën nga breshëritë e vrasësve në pritë.Një masakër e mirëfilltë, një dramë. Tre njerëz humbën jetën, një i katërt në gjendje të rëndë. Viktima të pafajshme. Tre fëmijë të familjes Basha mbetën pa nënë, por miqtë e mi, ky ishte një krim i paralajmëruar. Kjo dramë, kjo masakër mund të ishte parandaluar dhe shmangur plotësisht. Çifti Basha mund të kishte mbërritur mbrëmë në shtëpinë e vet dhe sot do të ishte së bashku në shtëpi me fëmijët e tyre. Po kush mund të parandalonte këtë krim, më thoni ju mua?

Narkopolicia e Edi Ramës, që është njësh me krimin? Jo, kurrë. Kujtoj se jo më larg se në shtatort, Arlind Bushati tek pinte kafe me shokët e vet, pa vrasësin serial që i drejtuan armën por nuk i shkrepi për t’i marrë jetën. Por çfarë bëri policia para këtij akti?

Narkopolicia jo vetëm që nuk mori në mbrojtje Arlindin, por as nuk denjoi as të dëgjojë shpjegimet e tij! Kurse vrasësi, të cilin e njeh gjithë Shkodra, as nuk u mor në pyetje, as nuk u thirr, as nuk iu kontrolluar shtëpia, sepse vrasjet, masakrat dhe terrori janë mjetet me të cilat Edi Rama kërkon të sundojë dhe tmerrojë Shkodrën, ashtu siç mori mandatin e bashkisë, kërkon të marrë mandatin e deputetit."

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI