Flash

IDU: Rama të shpallë zgjedhjet e parakohshme

  Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke i bërë thirrje qeverisë...

17:14

“Peshku i madh” në telefonin e Monikës/ Rama: Ajo ka një hall

Lapsi.al 31 October 2024
“Peshku i madh” në telefonin e Monikës/ Rama: Ajo ka

Monika Kryemadhi tha para pak ditësh se “peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama” referuar një deklarate që kishte bërë më herët Lefter Koka në gjyq. I pyetur për këtë deklaratë në emisionin “Opinion” për këtë deklaratë, Rama e shmangu përgjigjen duke mos ua përmendur emrat Metës dhe Kryemadhit.

“Nuk kam asgjë për të thënë as për zonjën as për zotërinë. Ajo fuqi që i kemi dhënë drejtësisë do të godasë edhe brenda nesh. Është një kosto e mirëseardhur për mua. Nga pikëpamja organizative mund të bësh gjithçka, por për vepra penale e bën drejtësia. Zonja është në hallin e vet dhe me njerëz që janë në hall unë nuk debatoj.

Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre, e kam thënë një herë kur kam qenë më i ri dhe e kam qenë më i lirshëm nga goja: “Nuk ka bir nëne apo bir ... që të kërkojë lekët e tij në xhepat e mi”. E gjetën një njërin, por pastaj ai erdhi dhe më sqaroi pse e tha. Kjo është një histori qensh, histori lehaqensh. Dy instruktorë që kanë marrë rolin e qenit në këtë histori dhe po lehin në çdo anë” – tha Rama.

“Meta dhe Berisha në burg? Çfarë ka ndodhur këtu? Ka ndodhur diçka historike. Ka ndodhur që kostumi politik, qoftë në qeveria po në opozitë nuk ka pikë vlere kur të vjken dora e ligjit. dhe ajo nuk të vjen as për qëndrimet dhe opinionet politike, por të vjen me prova që këtu janë ca para në xhep dhe hajde na jep ca shpjegime” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI