Flash

Vrasja e Enea Themollarit/ Në SPAK thanë "Dumani ka dashur t'ju trembë"

Lapsi.al 4 October 2024
Vrasja e Enea Themollarit/ Në SPAK thanë "Dumani ka dashur

Natën e 14 korrikut, Enea Themollari ishte ngritur nga gjumi në mesnatë pas zhurmave që kishte dëgjuar, pa e ditur se disa sekonda më pas do të shpërthente një sasi e madhe tritoli. Themollari ndërroi jetë sot dhe fati i tij i keq ishte se kishte fqinje dy motrat Nikolli, të dyja në një marrëdhënie me të penduarit e drejtësisë, Amarildo Xhanej dhe Nuredin Dumani.

Mosmarrëveshjet me këtë të fundit mendohet se çuan në shpërthimin e tritolit, që i morën jetën Enea Themllarit, 26 vjeç. Gjithsesi kur një nga motrat Nikolli denoncoi Nuredin Dumanin në SPAK, oficerët i thanë "Thjesht ka dashur t'ju trembë".

Alda Nikolli pati guximin të dalë publikisht në Top Channel ku hodhi dyshime se si policia, ashtu edhe prokuroria është e kompromentuar në rastin e Dumanit. Ajo dha prova se vrasësi me pagesë, aktualisht i penduar i drejtësisë jeton në kushte të privilegjuara, ku nuk mungon edhe komunikimi i tij me jashtë burgut nëpërmjet internetit. “Nuredini është drejtori i burgut” ka rrëfyer Alda Nikolli.

Alda Nikolli tregoi se bëri denoncim, por policia e refuzoi, ndërsa në SPAK i thanë se Dumani ka dashur “vetëm ta trembë”.

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tregoi ajo. (Rrëfimi i plotë në Top Channel)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI