Flash

Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit

Lapsi.al 4 October 2024
Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin

26-vjeçari Enea Themollari që ndërroi jetë sot në spital ishte viktimë e pafajshme e një sherri mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe motrave Nikolli, njëra prej të cilave është në një marrëdhënie me një person tjetër të penduar të drejtësisë.

Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët, pasi u dëmtua nga një sasi tritoli që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli. Themollari ishte një viktimë e pafajshme e sherrit dhe në fund nuk ia doli.

Për sasinë e tritolit që shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ato akuzuan Nuredin Dumanin.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”- ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.

Më pas ato publikuan edhe një video që tregonte se Nuredin Dumani jetonte në kushte shumë të mira, falë lidhjeve që kishte në polici dhe në prokurori. Në dhomën e tij, ai kishte palestër dhe një kompjuter të lidhur me internetin.

Njëra nga motrat, Alda Nikolli tregoi në një intervistë për Top Channel se me të penduarin e drejtësisë kishte krijuar një marrëdhënie prej 2 muajsh, krisja e të cilës pasoi me kërcënime.

“Nuredin Dumanin e kam njohur nëpërmjet kunatit tim Amarildo Xhanejt, që ndodhet në burgun 313. Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën. Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë, Mirjetën, e cila më kërcënoi, më tha "më fakto që flet me Nuredinin". Kur ja faltova me një voice. 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”, tregon ajo.

Alda tregoi se Nuredin Dumani pasi dështoi nga tentativa për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo (Xhanej) Nikollit, ai veproi hapur në burg.

“Më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë në burg brenda 1 jave e gjysmë…Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, tha ajo.

Alda Nikolli tha se për të gjitha këto ajo i është drejtuar policisë dhe SPAK, por shprehet se është lënë e braktisur.

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tha ajo.

Nga shpërthimi i tritolit ndërrroi jetë sot fqinji i dy vajzave, Enea Themollari i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI