Flash

Mjeku i Onkologjikut dëshmon në SPAK: Pacientët vinin vetë në klinikën private

Lapsi.al 3 October 2024
Mjeku i Onkologjikut dëshmon në SPAK: Pacientët vinin vetë

Mjeku Edmond Gashi dha deklaratë si person nën hetim nga SPAK përpara një hetuesi të BKH dhe prokurorit të dosjes së Onkologjikut. Pasi ka përfunduar marrja e tij në pyetje, mjeku ka kundërshtuar gjetjet e hetimit duke thënë se nuk kishte kryer korrupsion. Ai mohoi akuzat, duke theksuar se pacientët zgjidhnin me dëshirë që të merrnin shërbim në klinikën e tij private.

“Ndaj u angazhova në dypunësim edhe në shtet edhe në klinikë, për të mos u përfshirë në mitmarrje”, - ka pretenduar mjeku, sipas të cilit rezulton se ka kryer në tepër ndërhyje në shtet për pacientët, sesa në klinikën e tij private.

Më pas mjeku, ka treguar se pacientët zgjidhnin dhe kërkonin të ndiqeshin edhe në klinikën e tij siç ishte edhe rasti i pacientes bërë publik gjatë hetimit. Gashi u shoqërua nga avokatja e tij Xhoi Nela, ndërkohë që gjatë javës së kaluar Gjykata e Posaçme e Apelit i ka lënë disa detyra Spakut për Onkologjikun.

Midis tyre të tregojë nëse drejtoresha e Onokologjikut e ka menaxhuar apo jo situatën siç duhet, teksa vartësit kryenin aktivitetin kriminal duke zhvatur pacientët. Një nga këto gjurmë që kërkon gjykata të gjendet është nëse ka dërguar apo jo drejtoresha e Onkologikut një kallëzim të mëparshëm në prokurorinë e Tiranës, e cila finalizoi investigimin penal duke firmosur disa masa sigurie. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI